
Sot zgjidhet Kryepeshkopi i ri i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë në Qendrën Sinodike, pas Liturgjisë Hyjnore. Ky proces do të ndjekë dispozitat e Statutit të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë ka njoftuar më herët Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.
Kjo zgjedhje vjen pas ndarjes nga jeta të Kryepiskopit Anastas Janullatos më 25 janar 2025, i cili drejtoi Kishën Ortodokse të Shqipërisë për më shumë se tri dekada.
Pas ndarjes nga jeta të Kryepiskopit Anastas, Mitropoliti i Korçës, Imzot Joani, u caktua si Mbikëqyrës i Fronit Kryepiskopal deri në zgjedhjen e pasardhësit.
Kjo zgjedhje shënon një moment të rëndësishëm për komunitetin ortodoks në Shqipëri, duke përcaktuar drejtimin e ardhshëm shpirtëror dhe administrativ të Kishës.