
Djali i Donald Trump, Presidentit të SHBA-së, Donald Trump Jr, ka mbërritur në Beograd këtë të martë. Mediat serbe raportojnë se ai do të takohet me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçic. Trump Jr., është biznesmen dhe zv/president ekzekutiv i Organizatës Trump.
Në lidhje me këtë takim ka reaguar vetë Vuçiç. Në një postim në rrjetet sociale ai ka bërë me dije se do të flasë për progresin ekonomik të Serbisë me Trump Jr.
“Në takimin me Donald Trump Junior do të diskutoj për progresin e mëtejshëm ekonomik të Serbisë si dhe forcimin e marrëdhënieve më të mira me SHBA-në”, tha ai. Kujtojmë se kjo vizitë vjen në një kohë kur në Serbi ka protesta të shumta kundër presidentit Vuçic.
Donald Trump Jr., është një nga këshilltarët kryesorë të babait të tij dhe luajti rol kryesor në fushatën zgjedhore. Mediat serbe thonë se ai ka një influencë të madhe në implementimin e politikave të administratës së re amerikane.
Së fundmi ai ka vizituar Grenlandën dhe shquhet si një person që do të ketë një ndikim kyç në zbatimin e politikave të administratës së re amerikane.
Duke qenë se Donald Trump nuk mund të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2028 sipas Kushtetutës, kjo i hap derën për të kandiduar Donald Jr.
Ai e këshilloi të atin për anëtarët e kabinetit të tij të ri dhe dyshohet se pas disa prej zgjedhjeve më të diskutueshme, siç ishte Robert Kennedy Jr., i cili u emërua Sekretar i Shëndetësisë, qëndronte Donald Jr. Ashtu si presidenti aktual i Amerikës, Donald Jr. vlerëson më shumë besnikër/tvklan