Kryeministri Edi Rama vijon t’iu përgjigjet qytetarëve në rrjetet sociale në rubrikën “Sy m’sy”. Përveç opozitës se bonusi i pranverës për pensionistët lidhet me zgjedhjet e 11 majit, të njëjtin mendim ndajnë edhe disa qytetarë.

Por kryeministri Rama e ka bërë sërish të qartë se janë dy gjëra krejt të kundërta, pasi bonusi është planifikuar që para një viti.

Sa i përket votës, Rama tha se PS dhe ai e merr votën e pensionistëve si vlerësim për punën e bërë.

Sipas Ramës pensionistët meritojnë edhe më shumë, por po punohet që të arrihet një reformë realë dhe jo piramidale si ato të Xhaferrit, Sudes dhe Bufit të Kënetës.

Diskutimi në rrjet:

Komentuesi: Bonusi i votës thuaj mos ki turp hiç

Rama: Jo. Këtë nuk e them, sepse votën e pensionistëve e kam pasur dhe e kam si vlerësim për punën nga njerëz që kanë jetuar me punë dhe që punës i dinë vlerës, i dinë sikletin, i dinë dhe kimetin. Pensionistët kanë të gjithë admirimin dhe mirënjohjen time dhe tonën. Dhe me reformën e pensioneve ne mandatin tonë të parë, ne kemi bërë që kush ka dalë në pension pas reformës të kenë një pension dinjitoz. Ndërkohë plagën e tmerrshme të trashëgimisë së shkatërrimit total të logjikës së skemës së pensioneve përpara se ne të vinim në detyrë po përpiqemi tani ta kurojmë, qoftë me rritjen e sasisë dhe numrit të bonuseve, qoftë me reformën e re që po bëjmë, por ama pa u përpjekur të krijojmë një piramidë tjetër fatale si ato të sudeve, Rrapushit dhe Bufit të Kënetës./vizionplus

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu