Koha e listave në dyqane, duket se do jetojnë gjatë në ekonominë shqiptare. 1 në 5 familje në vend që ka borxh për të shlyer e ka atë në formën e mallit të papaguar, pra ka blerë produktin por nuk ka paguar faturën.

yacht hotel sarande

Vrojtimi i fundit i Bankës së Shqipërisë mbi gjendjen financiare të familjeve tregon se 24% e familjeve të intervistuara kanë pohuar se kanë një borxh për të paguar, ku 41% e tyre thonë se e kanë në formën e kredisë, overdraft ose karta krediti, 38% e kanë marrë borxhin cash tek të afërmit e tyre dhe 20% kanë mallra të papaguara. Në vrojtim thuhet se pesha e familjeve që kanë borxhe nëpër dyqane është rritur me 2% krahasuar me fundin e vitit 2023.

“Qëllimi kryesor i huamarrjes mbetet: ‘për konsum’ në 35% të rasteve të huamarrjes, ‘për blerjen/riparimin e një prone’ në 19% të rasteve dhe për ‘zhvillim biznesi’ në 18% të rasteve”, thuhet në vrojtimin e Bankës së Shqipërisë për gjashtëmujorin e parë të vitit.

Gjatë kësaj periudhe thotë banka është rritur pesha e huamarrjes për blerje prone dhe për zhvillim biznesi. Ndërkohë nga ana tjetër 23% e borxhit merret nga familjet shqiptare kryesisht për procedura mjekësore, duke u rritur ndjeshëm krahasuar me vjet kur kjo shifër ishte 7%.
SI.E./r.k./Shqiptarja.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu