TIRANË- SPAK ka intensifikuar hetimet për 21 janarin dhe në dyert e Prokurorisë së Posaçme sot mbërritën dy vëllezërit e Hekuran Dedës, një prej protestuesve që u vra nga plumbat e shtetit 21 janarin e 2011 gjatë qeverisjes së Sali Berishës.

yacht hotel sarande

Për herë të parë, Zabit dhe Agim Deda japin shpjegime para prokurorëve të posaçëm për krimin shtetëror të 21 janarit, që i mori jetën vëllait të tyre. Për 1 orë e 30 minuta, SPAK mori në pyetje sot, 28 janar, vetëm Zabit Dedën. Ndërkohë, burimet thonë se me Agim Dedën marrja në pyetje do të vijojë ditën e nesërme, 29 janar.

Pas la ambientet e SPAK, Zabit Deda tha se ka besim se kjo ngjarje do zbardhet.

 

“Ato që na kërkuan i thamë. Shpresojmë se do zbardhet”, tha ai për gazetarët.

Në dyert e SPAK, shumë shpejt do të paraqitet edhe ish-kreu i Gardës, Ndrea Prendi. Burime për gazetaren e Report Tv, Keti Banushi bëjnë me dije se SPAK do të thërrasë për të marrë në pyetje gardistët e grupit të zjarrit, mes tyre edhe vetë ish-kreu i Gardës Prendi, por edhe përgjegjësi i njësisë speciale Agim Llupo.

SPAK ka në dorë audio e komunikimit të brendshëm të personave që dhanë urdhrin për të qëlluar me plumba mbi protestuesit, që është dorëzuar nga vetë familjarët. Audio e komunikimit është duke u ekspertuar në laboratorin e SPAK për të përcaktuar autenticitetin e saj, dhe më pas do të bëhet krahasimi i zërave që janë në audio për të gjetur edhe shkencërisht, se kujt i përkasin.

Në audio me aq sa është publikuar në media, shfaqet edhe vetë kreu i gardës së asaj kohe, Ndrea Prendi, i cili jep urdhër të hapet zjarr luftarak mbi protestuesit, pra jo më plumba manovër. Shumë shpejt, Prendi do merret në pyetje dhe do duhet të japë llogari para Prokurorisë së Posaçme se kush e dha urdhrin për të qëlluar drejt protestuesve të pafajshëm.

Pjesë nga regjistrimi:

Ndrea Prendi: Artan, dëgjon?

Artan Hoxha, zv/komandanti i Gardës: Dëgjoj, dëgjoj

Ndrea Prendi: Me të kaluar gardhi i telave do të hapet zjarr luftarak

Zv/komandanti: Kuptova, kuptova

Ndrea Prendi: Ky është urdhëri

Ndrea Prendi: Dashamir, dëgjuat?!

Dy efektivë të njësisë speciale: Alfred (Alfred Ahmetcenaj) ta, ta, ta gjakos.

Ndrea Prendi: Alfred?

Alfred Ahmetcenaj: Po dëgjoj

Ndrea Prendi: Kujdes municionin! Kujdes municionin!”

SPAK do të zbulojë rolin e ish-kryeministrit Sali Berisha, ish-ministrit të Brendshëm Lulzim Bashës, ish-kreut të Gardës Ndrea Prendit e të tjerëve në një prej ngjarjeve më të rënda në vendin tonë. 14-vjetori e gjeti 21 janarin me dosjen në duart e SPAK, pas urdhrit të Gjykatës së Lartë dhe një vendim të Strasburgut që e quajti qartë krim shtetëror.

Deri më tani prokurorët ka marrë në pyetje ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, ish-drejtori i policisë së shtetit Hysni Burgaj, zëvendësi i tij Agron Kuliçaj dhe deputeti i PS, Xhemal Qefaliaj.

Në 21 janar 2011 mbetën të vrarë Ziver Veizi, Aleks Nika, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj, ndërsa prokuroria e Tiranës çoi të pandehur vetëm ish-komandantin e gardës Nrea Prendi dhe përgjegjësin e njësisë speciale Agim Llupo të cilët në 2013-ën u dënuan nga gjykata për vrasje nga pakujdesia, Prendi me 1 vit burg, Llupo me 3 vite.

 

SI.E./Shqiptarja.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu