Në prag të Vitit të Ri, në fshatin bullgaro-muhamedan Ribnovo, në Bullgarinë Jugperëndimore, zgjedhin nusen më të bukur “gelina” në 4 vitet e fundit. Kështu i quajnë nuset e kësaj zone të veshura dhe të “vizatuara” enkas për dasmën. Konkursi “Zonja Gelina 2024” organizohet për vitin e parë dhe fituesit do të shpallen sonte, raportoi BNT. “Prindërit na kanë thënë gjithmonë “Kur të rritesh do të bëhesh “gelina” dhe kjo ka qenë gjithmonë ëndrra jonë. Ne nuk ëndërrojmë për fustane nusërie, ëndërrojmë të jemi “gelina”, thotë Këdrie Kisellova nga fondacioni “Bashkësia krijuese” – organizatore e konkursit. Dëshira e banorëve të Ribnovos është që ky zakon dasmor, i cili tashmë është pjesë e trashëgimisë kulturore jomateriale kombëtare, për t’u bërë i famshëm në botë dhe më shumë njerëz të dinë për të./Radio Bulgaria

yacht hotel sarande

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu