Ardian Vreshtazi, drejtori i emergjencave civile pranë Bashkisë së Vlorës, në një intervistë për Report Tv shprehet se puna vazhdon ende për verifikimet e objekteve të tjera të përmbytura.

Emergjencat civile kanë verifikuar deri tani 323 banesa dhe 73 biznese të dëmtuara nga reshjet dhe përmbytjet e datës 4 tetor.

yacht hotel sarande

Ardian Vreshtazi, drejtori i emergjencave civile pranë Bashkisë së Vlorës, në një intervistë për Report Tv shprehet se puna vazhdon ende për verifikimet e objekteve të tjera të përmbytura.

Në fjalën e tij Vreshtazi u shpreh se pjesa më e prekur e Vlorës është rajoni 5, sidomos lagjia “ Karabash “ dhe lagjia ‘Kushtrim’ ku dëmet ishin më të shumta.

200 mije euro janë parashikuar nga emerngjencat civile për ti kaluar të prekurve, ndërkohë që shifra do të jetë edhe më shumë duke përfshirë dhe donacionet .

Drejtori i emergjencave civile shprehet se evidentimi do të vijojë ende në terren dhe se ka nisur puna per pastrimin e kanaleve

Përmbytjet e 4 tetorit në qytetin e Vlorës sollën dëme të mëdha në banesa dhe biznese /Shqiptarja.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu