Një gjykatë në Francë e ka dënuar Dominique Pelicotin me 20 vjet burgim për drogimin dhe përdhunimin e vazhdueshëm të atëherë bashkëshortes së vet Gisele Pelicot për gati një dekadë, si dhe për rekrutimin e burrave të tjerë për ta përdhunuar atë në shtëpitë e tyre.

Dominique Pelicot tha në gjykatë se është përdhunues dhe i kërkoi falje familjes së vet. Prokurorët kishin kërkuar dënim maksimal prej 20 vjetëve burgim për të.

yacht hotel sarande

Rasti i Gisele Pelicotit e ka tronditur botën dhe e ka shndërruar atë në simbol të guximit.

Prokurorët gjithashtu kanë kërkuar dënime me burgim prej katër deri në 18 vjet për 50 të pandehurit e tjerë në këtë rast. Pothuajse të gjitha ata akuzohen për përdhunimin e Pelicotit pasi ajo e kishte humbur vetëdije.

Dominique Pelicot, 72 vjeç, u deklarua fajtor për akuzat gjatë gjyqit tremujor dhe i kërkoi falje familjes.

Shumica e të pandehurve në këtë rast, të cilët ai i kishte takuar online, e kanë mohuar akuzën e përdhunimit, duke thënë se mendonin se po merrnin pjesë në një lojë seksuale me pajtueshmëri, të orkestruar nga çifti, dhe duke argumentuar se nuk ishte përdhunim nëse burri i saj u dha leje ta bënin.

Pelicot ka thënë se ata e dinin se ish-bashkëshortja e tij ishte e pandjenja dhe e pavetëdijshme kur ndodhen këto akte.

Gisele Pelicot, 72-vjeçare, hoqi dorë nga anonimiteti gjatë gjykimit dhe kërkoi që videot e tmerrshme të abuzimit të saj, të cilat ishin xhiruar nga ish-bashkëshorti i saj, të shfaqeshin në gjykatë, duke thënë se kjo do t’u ndihmonte grave të tjera ta ngrenë zërin.

Gjykimi ka nxitur protesta nëpër Francë në mbështetje të Giseles.

“Kam vendosur të mos ndihem e turpëruar. Unë nuk kam bërë asnjë gabim. Ata duhet të ndihen në turp”, tha ajo në gjykatë./REL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu