Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë për politikat ekonomike, duke u ndalur te rritja e çmimeve dhe kostot për fermerët.

Gjatë një bashkëbisedimi virtual me qytetarët, Berisha deklaroi se fermerët blejnë naftën me rreth 220 lekë për litër, ndërsa sipas tij, jahtet luksoze furnizohen me çmime shumë më të ulëta, rreth 60 lekë për litër në portin e Durrësit.

Ai paralajmëroi se kjo diferencë do të çojë në braktisjen e tokave bujqësore dhe falimentimin e shumë fermerëve, duke ndikuar drejtpërdrejt në prodhimin vendas.

Berisha kritikoi gjithashtu mënyrën e trajtimit të pensionistëve, duke e cilësuar si të pamjaftueshme mbështetjen financiare nga qeveria.

“Për shumicën e pensionistëve shtesa është minimale, që përkthehet në dy kilogramë domate në muaj”, u shpreh ai, duke e cilësuar këtë si një “tallje” ndaj qytetarëve.

Sipas kreut të PD-së, politikat aktuale favorizojnë interesat e një pakice të pasur, ndërsa lënë pas dore fermerët dhe shtresat më të ndjeshme të shoqërisë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu