Me datë 06.10.2024, rreth orës 09.30, në rrugën dytësore të fshatrave Kurdari-Suç, shtetasi E.S., 19 vjeç, teksa drejtonte automjetin e tij, ka aksidentuar shtetasin E.D., (këmbësor), i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme, ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Ndërsa në Kamëz u arrestua Y. H., 45 vjeç pasi në rrugën “Demokracia”, duke drejtuar automjetin tip “Opel” ka aksidentuar një të mitur 9 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Sektori i Policisë Rrugore në DVP Vlorë arrestoi shtetasin S. K., 60 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, pasi më datë 04.10.2024, 60-vjeçari ka aksidentuar tek vijat e bardha në rrugën “Gjergj Kastrioti” këmbësoren, shtetasen Sh. T., 61 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Traumës dhe është nën kujdesin e mjekëv