FJALA E KRYETARIT TE PD-se, SALI BERISHA NE TUBIMIN QYTETAR

EKSTRAKT

yacht hotel sarande

Gjatë fjalës së mbajtur në tubimin qytetar, kryetari i PD-së Sali Berisha ka ftuar të gjithë shqiptarët që të ngrihen dhe të mos qëndrojnë opozitar në letra. ‘Koha fton çdo shqiptar të mos qëndrojë opozitar në letra. Të bashkohemi dhe t’i çjerrim çdo maskë regjimit’, theksoi Berisha në protestën maratonë që zhvillohet te ‘Rruga e Shpresës’.

Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar regjimin e Edi Ramës se ai që do preki votën e shqiptarëve do duhet të lërë kokën. ‘Kush prek votën, duhet të lërë kokën. Të bashkohemi për të përmbysur regjimin dhe krijuar qeveri teknike’, theksoi Berisha në protestën maratonë në ‘Rrugën e Shpresës’.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është ndalur edhe te skandali më i fundit i lidhjeve politike të Edi Ramës dhe mafias më të rrezikshme në botë, kartelin meksikan Sinaloa.  ‘Sot del në skenë edhe McGonigali rumun, gjenerali që merrej me Edi Ramën dhe Sinaloan, klanin më të rrezikshëm mafioz të botës’, u shpreh Berisha në tubimin qytetar në mbështetje të tij që zhvillohet te ‘Rruga e Shpresës’.

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka ftuar qytetarët e kryeqytetit që të marrin pjesë masivisht në protestën para Bashkisë së Tiranës ditën e premte. ‘Thirrja ime për qytetarët e Tiranës, ta shndërrojmë të premten në ditën e fitores tonë, në ditën e triumfit tonë’, u shpreh Berisha gjatë fjalës së tij te ‘Rruga e Shpresës’.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu