Kuvendi u mblodh në seancën plenare që zgjati dy ditë, nën drejtimin e Kryetarit, , ku zhvilloi një interpelancë parlamentare dhe miratoi dy projektligje si dhe pesë projektvendime.

Në nisje të seancës, Kryetari i Kuvendit bëri me dije rendin e ditës dhe njoftimet përkatëse. U miratua procesverbali i seancës së datës 12 Shkurt 2026, si edhe projektprogrami i punës së Kuvendit për periudhën 2 Mars – 10 Prill 2026 dhe projektkalendari i punimeve për periudhën 2 Mars – 20 Mars 2026.

Interpelancë për Parkun Teknologjik “Durana”

Seanca nisi me zhvillimin e një interpelance me Ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, , e kërkuar nga deputetët dhe , në lidhje me ecurinë dhe zhvillimet që lidhen me Parkun Teknologjik “Durana”.

Gjatë interpelancës u diskutua mbi statusin e projektit, investimet e parashikuara dhe ndikimin e tij në zhvillimin ekonomik dhe teknologjik të vendit.

Miratime në seancë

Pas përfundimit të interpelancës, punimet plenare vijuan me shqyrtimin e tetë projektligjeve dhe pesë projektvendimeve, nga të cilat u miratuan dy projektligje dhe pesë projektvendime.

Seanca plenare i mbylli punimet rreth orës 04:15.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu