
Mesdita e 17 viteve më parë shënjoi një nga ngjarjet më tragjike në vend, atë të shpërthimit të fabrikës së demontimit të armëve në Gërdec. Jeta e 26 njerëzve u shua, ndërsa me qindra të tjerë u plagosën. Por sot familjarët e viktimave, së bashku me të mbijetuarit ende nuk kanë gjetur paqe nga drejtësia.
Në Gjykatën e Posaçme punëtorët e fabrikës që po kryente çmontimin e tepricave të armëve dhe municioneve në Gërdec, kanë dhënë dëshmi nga më rrëqethëset për përpjekjen e tyre që tu shpëtonin flakëve të barutit që përpinë gjithë zonën.
Në bankën e të akuzuarve sot është vënë ish- ministri i mbrojtjes për kohën, Fatmir Mediu për shpërdorim të dyfishtë të detyrës, sipas kodit penal e atij ushtarak. Familjarë e të mbijetuar e bëjnë atë përgjegjës për ngjarjen, ndërsa ai vetë thotë se përgjegjësia e tij ka qenë vetëm politike, e dhimbja e tyre po përdoret për fushata elektorale. /vizionplus.tv