Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të mbetet problematike, me 17 vatra aktive në disa qarqe të vendit. Forcat e emergjencës janë duke punuar intensivisht për izolimin dhe shuarjen e tyre.

Në terren janë angazhuar rreth 1000 forca, ushtarake dhe civile, të cilat operojnë në kushte të vështira, nën koordinimin e Shefit të Shtabit të Forcave të Armatosura, Prefektëve dhe Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC).

Forca Ajrore po mbështet ndërhyrjen nga ajri me 5 helikopterë aktivë në zona kritike si Delvinë, Konispol, Berat/Dimal dhe Bërzhitë.

Sipas njoftimit zyrtar, 9 vatra janë neutralizuar, por po monitorohen nga afër për të parandaluar riaktivizimin.

Në ndihmë të operacionit, pasditen e sotme pritet të mbërrijnë edhe 2 avionë zjarrfikës “Canadair” nga Italia 🇮🇹 dhe Kroacia 🇭🇷, për të përforcuar ndërhyrjen ajrore në zonat më të prekura.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu