Viti i ri arsimor ka nisur me 17 mijë nxënës më pak krahasuar me një vit më parë, ndërsa 22 shkolla u mbyllën për shkak të largimit të fëmijëve. Rënie ka edhe numri i fëmijëve që regjistrohen për herë të parë në shkollë, ndërsa në 5 vite përllogariten 115 mijë nxënës më pak.

Viti i ri shkollor nis me probleme të vjetra. Shpopullimi një nga plagët e mëdha të Shqipërisë ka prekur sistemin arsimor. Më 8 shtator në nisjen e vitit të ri shkolla janë regjistruar 17 mijë nxënës më pak në arsimin parauniversitar. Zbrazja e shkollave në mënyrë kanë të frikshme ka berë që për pesë vjet të largohen jo pak, por 115 mijë nxënës. 22 shkolla të tjera kanë mbyllur dyert këtë vit për shkak të rënies drastike të numrit të nxënësve.

Në tirane problem mbeten zona si Sauku, Fresku e Astirit që janë ende pa shkollë. Në Astir, 70 mijë banorë të lagjes, nuk kanë as shkollë as kopësht për fëmijët. Problemi i dy turneve në Tiranë nuk ka marrë ende zgjidhje, ndërkohë që në rrethe klasat e bashkuara për shkak të rënies së numrit të nxënësve cenojnë rëndë cilësinë e procesit mësimor.

Në Durrës nxënësit e Shkollës së Porto Romanos në ditën e parë të vitit të ri shkollor nuk janë ulur ne banka. Ata nuk arritën të nisin ditën e parë të shkollës për shkak të mungesës së transportit të mbështetur nga Zyra Vendore Arsimore. Kjo e fundit ne kete vit te ri nuk ka siguruar për nxënsit dhe mesuesit transport duke i lënë pa ditën e parë të mësimit shkollën e porto romanis.

Ndërsa në Fier në Patos nga 250 nxënës që u ulën vjet për herë të parë në bankat e shkollës , numri i tyre në këtë fillim viti të ri shkollor , është reduktuar në 120. Një ulje e numrit të nxënësve nê klasën e parë vihet re edhe në shkollat e Roskovecit, ku nga 194 që numëroheshin vjet, këtë vit janë regjistruar 150. Më problematike paraqitet Mallakastra këtë vit ku në klasën e parë do të ulen vetëm 64 nxënës , nga 93 që numëroheshin vitin e kaluar Ndërsa rreth 15 fëmijë romë që zhvillojnë mësimin në shkollën nëntë vjeçare në fshatin Zhupan, nuk kanë shkuar ditën e parë në shkollë pasi bashkia e Fierit nuk ka dhënë bursen që ata të kene mundëis për të blerë mjetet mësimore

Edhe në Gjirokastër kemi tkurrje të numrit të nxënësve. Ne Libohove janë dy shkolla te cilat jane shkrire ne nje per shkak te numrit te ulet te nxeneseve. Shkolla e mesme “Avni Rustemi ” bashkohet me “11 Shkurtin”. Tepelene, Memaliaj 80 nxenes me pak kete vit. Ne shume zona rurale janë shkolla te cilat qendrojne te hapura me 3, 5 apo 7 nxenes. Si fshati Rabie( Memaliaj) Sheper ( Zagorie) apo edhe fshatrat Hundekuq dhe Asim Zeneli (Gjirokaster).

Në shkodër për sezonin 2025 – 2026 bëhet fjalë për rreth 10.800 regjistrime në total. Ndërkohë, vitin e kaluar ka pasur rreth 11.078 regjistrime. Çka do të thotë rreth 300 regjistrime më pak për vitin e ri shkollor. Rënie të regjistrimeve ka edhe në klasat e para dhe të dhjeta, si në shkollat publike, ashtu edhe ato private./ Syri

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu