Thika me të cilën 14-vjeçari kreu vrasjen e bashkëmoshatarit të tij në shkollën “Fan Noli” nuk është gjetur ende. Edhe pse adoleshenti e kishte reklamuar në rrjetet sociale pas ngjarjes, hetuesit nuk kanë arritur ta lokalizojnë ende thikën ushtarake që u përdor për vrasjen.

yacht hotel sarande

Në dëshminë e dhënë para grupit hetimor, 14-vjeçari deklaroi se konflikti me viktimën kishte nisur të premten për arsye banale. Sipas tij, sherri vazhdoi edhe të hënën, ku të dy palët kishin thirrur shokët për të “sqaruar” situatën.

Dëshmia e autorit:

“Jemi zënë të premten sepse po më shikonte. E kishim lënë për t’u sqaruar. Pastaj jemi zënë sërish të hënën. Ai lajmëroi shokët, si dhe unë shokët e mi. Gjatë përleshjes ndodhi ajo që ndodhi.”

I pyetur nëse është penduar, 14-vjeçari nuk pranoi të përgjigjej dhe refuzoi të tregojë vendndodhjen e thikës. Ai tha vetëm se nuk e kishte futur armën në ambientet e shkollës, por e kishte fshehur diku aty pranë. Hetimet po vijojnë për të përcaktuar nëse ka persona të tjerë të përfshirë, të cilët mund ta kenë ndihmuar duke i sjellë thikën.

Përleshja dhe pasoja tragjike

Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë një përleshjeje fizike ditën e hënë, ku autori kishte thirrur një shok të tij, nxënës i shkollës “Fan Noli”. Nga ana tjetër, viktima, Cani, kishte thirrur një shok nga shkolla “Mustafa Qemal Atatürk” në Sauk, me të cilin luante në ekipin U-15 të Dinamos. Gjatë përplasjes rreth 200 metra larg shkollës, mbeti i plagosur edhe shoku i viktimës, ndërsa autori mori një plagë aksidentale në parakrah.

Pas ngjarjes, autori u largua me vrap drejt Pazarit të Ri, ku të njohur të tij e çuan me një makinë në një spital privat për mjekim. Policia e arrestoi në ambientet e spitalit për akuzat e vrasjes me dashje dhe armëmbajtjes pa leje.

Viktima, Cani, ndërroi jetë në Spitalin e Traumës për shkak të plagëve të marra. Ai u përcoll për në banesën e fundit një ditë pas ngjarjes tragjike, ndërsa komuniteti dhe familjarët mbeten të tronditur nga ky akt dhune mes të miturve. Ndërkohë, hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe përgjegjësitë e ngjarjes./euronews

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu