Promovohet në Tiranë autobiografia e Kamala Harris, zv.presidentes në detyrë të SHBA, e cila në 5 nëntor humbi zgjedhjet Presidenciale përballë republikanit Donald Trump. Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, e cila është autore e parathënies së autobiografisë foli gjatë promovimit të librit për përjetimet e saj. Libri titullohet “Të vërtetat që mbartim”, një autobiografi e ish-kandidates për presidente të SHBA-ve, Kamala Harris, e cila ka qenë edhe prokurore.

yacht hotel sarande

Linda Rama shprehet se parathënia e librit është bazuar në dy momente, “liritë dhe të drejtat e njeriut” dhe “profili i prokurorit”. Rama tregon se karriera e Kamala Harris kishte rritje graduale qoftë si prokurore por edhe si politikane.Ajo vijoi më tej duke theksuar se: “Në parathënie kam nënvizuar që kërcënimet për liritë dhe të drejtat e fituara nga brezat janë reale dhe me shumë të ngjarë do të vazhdojnë të bëhen edhe më të pranishme për ata që do t’i trashëgojnë fitoret e shoqërive demokratike. Pse mendoj unë se kërcënimet dhe liritë dhe të drejtat janë reale dhe pse mendoj se këto do të jenë më të pranishme për brezat që do të vijnë? Dua të bëj një parantezë në kontekstin historik të një shekulli më parë kur ngjarjet, luftërat, shpikjet teknologjike, makinat, aeroplanët dhe veçanërisht radiot si element ndërlidhës dhe komunikimi, lindja dhe rënia e regjimeve autoritare, rënia e perandorive kolonizatore, shpikja dhe përdorimi i bombës nukleare në Hiroshima dhe Nagasaki dhe traumat ekonomike dhe njerëzore të lidhura me të gjitha këto krijuan arsyet dhe mjedisin për avancime të jashtëzakonshme në fushën e të drejtave në vende demokratike, krijuan institucionet e mbikëqyrjes dhe vlerësimit të këtyre të drejtave dhe lirive si dhe mobilizuan financa të cilat nuk ishin parë kurrë më parë të cilat këronin të fuqizonin individët dhe komunitetet në lëmin e të drejtave dhe lirive të njeriut”, deklaroi Linda Rama.

Më tej, Linda Rama shtroi edhe pyetjen se çfarë i mungoi kandidates demokrate për të qenë Presidente e SHBA në zgjedhjet e 5 nëntorit, teksa një model fitues deri në momentin kur ishte senatore nuk u kthye i tillë si numri një i Shtëpisë së Bardhë.

“Kamala Harris në janarin e ardhshëm nuk do të hyjë në zyrën ovale por unë mendoj që kjo pikërisht i jep librit të ketë një stacion tjetër imagjinar. Pse një model fitues deri në momentin kur Kamala Harris ishte senatore e SHBA nuk u kthye në një model fitues si presidente e SHBA? Unë jam shumë kurioze për të ditur të vërtetat e Kamala Harris si zv/presidente e SHBA të cilat nuk janë në këtë libër dhe si kandidate për presidente e SHBA. Fuqia me të cilën Kamala sjell jetën e saj në karrierë deri në vitin 2018 mendoj që do të ketë fuqinë që të transmetojë ashtu siç duhet të vërtetat derisa ajo shërbente si zv/presidente e SHBA dhe konkurronte për presidente. Uroj shumë që këto të vërteta ne të na ofrohen dhe ne të kemi mundësi të mblidhemi përsëri dhe të diskutojmë. Megjithatë, do të doja ta mbyllja fjalën time me një pyetje që e kam vazhdimisht në mendje: Çfarë i mungoi profilit të Kamala Harris për të mos qenë Presidente e SHBA? Dhe çfarë nga profili i Kamala Harris ka Presidenti i zgjedhur që do të hyjë në zyrën ovale në janar të vitit të ardhshëm? Ç’pjesë nga profili i Kamala Harris ka për të ushtruar përgjatë detyrës së tij si President i SHBA?”, përfundoi Linda Rama.

(BalkanWeb)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu