Përmes gjurmimit të kamerave të sigurisë, grupi hetimor i masakrës me 4 vrarë në Dobraç të Shkodrës ka zbuluar se makina e autorëve e ka ndjekur makinën që lëvizte Lici, Bushati dhe personi i tretë që dyshohet se mund të jetë Ibrahim Lici, nga unaza perëndimore e Shkodrës, lagjja “Kiras”.

Makina dyshohet se ka dal nga një shtëpi aty në afërsi por nuk ka kamera sigurie për të vërtetuar në plotë nga cila saktësisht, edhe pse ka dyshime të ketë dal nga shtëpia e Astmet Bilalit. Makina “Range Rover Sport” është konfirmuar nga ekspertiza se është vjedhur në Durrës, e denoncuar nga pronarët më 17 prill të këtij viti.

yacht hotel sarande

Kontrollet në disa klinika private kanë rezultuar pa sukses, pasi hetuesit dyshojnë e në këtë ngjarje Ibrahim Lici ka mbetur i plagosur dhe të ketë kërkuar ndihmë mjekësore.\shqiptarja

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu