Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar në prag të 15-vjetorit të 21 Janarit, duke e cilësuar atë si një tragjedi dhe krim shtetëror, për të cilin ende pritet drejtësi e plotë.

Balla përmes një postimi në rrjetet sociale thekson se të mërkurën e ardhshme bëhen 15 vite nga ngjarja e rëndë e 21 Janarit, ndërsa institucionet e drejtësisë, veçanërisht Prokuroria e Posaçme, pritet të zbatojnë vendimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe të Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë.

Sipas Ballës, Kuvendi i Shqipërisë nuk ka hyrë asnjëherë në meritën apo përmbajtjen e dosjeve penale, por ka përgjegjësi kushtetuese për kontrollin e zbatimit të vendimeve të GJEDNJ-së, në respekt të shtetit të së drejtës dhe të kujtesës për viktimat e 21 Janarit.

#MosHarro21Janarin 🇦🇱

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu