Gjykata e Posaçme dënoi me 149 vite burg 13 anëtarë të një grupi kriminal, të cilët i gjeti fajtorë për trafik të lëndëve narkotike në rrugë detare, nga Lugina e Patokut.

15 vite burg caktoi gjykata për Gëzim Çelën, si personi që qëndronte në krye të këtij grupi, dhe me nga 14 dhe 12 vite heqje lirie të tjerët. Ata do të përfitojnë ulje dënimi për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Mes personave që u gjetën fajtorë nga trupa e gjyqtarëve të posaçëm janë Dritan Metaj, ish-shefi i komisariatit të Kurbinit, dhe Arlind Ismailukaj, një ish-polic që rezultuan të përfshirë.

Në gusht të 2023, SPAK finalizoi fazën e parë të hetimit për këtë çështje, duke vënë në pranga 6 nga anëtarët e grupit kriminal.

Ata u arrestuan gjatë tentativës për të trafikuar drogë me varkë velierë nga Lugina e Patokut në drejtim të Italisë, ku në det të hapur do të shkëmbehej kanabis me kokainë.

Disa muaj më vonë, SPAK nxori edhe 4 masa të tjera, përfshirë ish-kreun e komisariatit të Kurbinit, në atë kohë në detyrë.

Në kërkim fillimisht u shpall Gëzim Çela, i cili u vu në pranga në Kosovë dhe u ekstradua në mars të 2024.

Tv Klan

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu