Tashmë edhe zyrtarisht ka nisur mega spektakli më i madh në trojet shqiptare, Big Brother VIP Kosova 3.

Pas prezantimit të opinionistës së parë, Olta Gixharri, në skenë u shfaq edhe analisti tjetër, Milaim Zeka, njofton Klankosova.tv

yacht hotel sarande

Qysh në hyrje Zeka shkaktoi të qeshura duke thënë se bëri plan të rrëzohej në shkallët hyrëse, teksa batutat e tij vazhduan tutje duke iu arsyetuar dy moderatorëve për vonesën e tij pasi sias tij i kishte rënë nga Peqini.

“U vonova se i rash kah Peqini”, deklaroi Zeka.

Zeka deklaroi në formë shakaje se do të kacafyten mes vete me opinionisten tjetër, teksa u shpreh i lumtur që do jetë pranë Gixharit.


Opinionistja e Big Brother VIP Kosova 3, Olta Gixhari, thotë se është nder i madh për të që të jetë në këtë rol në spektaklin më të shikuar në trojet shqiptare.

Gixhari thotë se do të jap maksimumin e saj që gjithçka të shkon në rregull pasi që më parë ka qenë në rolin e banores dhe e di mirë këtë format.

“Shumë faleminderit për ftesën në Kosovë. Është hera e parë për mua si opinioniste dhe është nder i madh, uroj të shkojë gjithçka mbarë. Jam shumë e lumtur për mundësinë e dhënë”, tha Gixhari.

Edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova ka nisur sonte dhe në vazhdim do t’ju presin shumë surpriza, personalitete të paharrueshme dhe lojëra që do t’i mbajnë shikuesit të mbërthyer për ekran.

Big Brother VIP Kosova 3 duket se do të ketë një atmosferë interesante, me hyrjen e gazetarit Vullnet Krasniqi, si banori i gjashtë.

Vullneti është i njohur për karakterin e tij provokues dhe ka shprehur se është i gatshëm të provokojë banorët e tjerë, duke sjellë dinamizëm dhe tension në shtëpi.

Në deklaratat e tij, ai ka theksuar se është i përgatitur për të përballuar çdo situatë dhe se do të krijojë debate dhe diskutime interesante mes banorëve.
Vullneti beson se ky format i ofron mundësinë ideale për të treguar anët e tij më të forta dhe për të ndarë mendimet e tij pa hezitim.

Si një gazetar me përvojë, ai është i njohur për stilin e tij të drejtpërdrejtë dhe analitik, dhe fansat e tij presin me padurim të shohin se si do ta sjellë këtë karakter në shtëpi.

A do të krijojë tensione të reja mes banorëve? A do të arrijë të provokojë diskutime të rëndësishme?

Me hyrjen e Vullnet Krasniqi, Big Brother VIP Kosova 3 premton të ofrojë emocione dhe surpriza, dhe ndjekësit janë të etur të shohin se çfarë do të ndodhë në këtë edicion. /Telegrafi/Klan Kosova

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu