GJKKO ka shpallur fajtor ish-deputetin Alqi Bllako në lidhje me aferën e inceneratorit të Tiranës, duke e dënuar me 2 vite e 8 muaj burg. Sipas vendimit, Bllako ka përfituar 119 mijë euro përmes skemës korruptive, në dëm të interesit publik.

Hetimet treguan se ish-deputeti ka luajtur rol aktiv në favorizimin e kompanisë koncesionare, duke marrë kundërshpërblime financiare të fshehura.

Vendimi për Alqi Bllakon vjen ndërkohë që hetimet dhe proceset gjyqësore për aferën e inceneratorëve vijojnë të mbeten në qendër të vëmendjes publike dhe politike në vend.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu