Sfida e rrezikshme e Tik-Tok, “Superman”, është arsyeja pse 11 të mitur kanë përfunduar në Klinikën e Sëmundjeve Kirurgjike “Shën Naum Ohridski”

Fëmijët që janë pranuar janë të moshës 10 deri në 16 vjeç dhe të gjithë janë nga Shkupi. Pas diagnozës, të gjithë fëmijët u liruan për trajtim në shtëpi.

yacht hotel sarande

Drejtori i Klinikës për Sëmundje Kirurgjike, Nebojsha Nastov, thotë se ky numër i fëmijëve është pranuar në periudhën prej 2 dhjetorit deri dje në orën 13:00.

Sipas Nastov, dy nga fëmijët kishin krahë të thyer dhe të tjerët kishin mavijosje.

Në këtë sfidë, një fëmijë me krahun e ngritur si Superman vrapon drejt një grupi që ka krahët e shtrirë dhe pasi e kapin fëmijën, e hedhin në ajër. Fëmijët e tjerë largohen mënjanë dhe pritshmëria është që Supermeni do të “fluturojë” por ai përfundon duke u përplasur për toke.

Doktor Nastov thotë se të njëjtin shpjegim i kanë dhënë edhe fëmijët që ishin në spital.

Si masë preventive nga sfida të këtilla Ministrja e Arsimit, Vesna Janveska thotë që telefonat mund t I ndalojm që mos të perdoren nëpër shkolla, por për këtë duhet që edhe prindërit dhe shkollat të punojn me fëmijtë.

Vesna janevska – Ministre e Arsimit

“Unë ju beje thirje shkollave te mesme ne vend qe te meren me lojrat ne tiktok me shume te perqendrohen ne arsim dhe mesimet e tyre. Telefonat ne neper shkolla mund edhe t i ndalojm por për këtë duhet që edhe neper shtepijt e tyre dhe gjithkund fëmijët mos përdorin tiktok dhe lojrat ne to. Femijet duhet te fokusohen me shume ne arsim dhe shkencë ndersa prinderit e tyre sëbashku me shkollat ti drejtojnë drejtë kësaj”.

Kanë reaguar edhe nga MPB. Ata thonë se është bërë kontroll nga ekipi i SPB Shkupi për një nga rastet e publikuara në rrjetet socijale dhe se I njejti është duke u zbardhur.

MPB

“Sfida e Tik-tok, e quajtur “Superman”, nuk është shqetësuese vetëm këtu. Të paktën 19 fëmijë dhe adoleshentë ndodhen në spitalet izraelite me lëndime që variojnë nga frakturat dhe tronditjet deri tek humbja e vetëdijes. Dhjetra adoleshentë në Rumani kanë thyer kocka dhe trauma të rënda. Për shkak të kësaj sfide, alarmi u ngrit në Shqipërinë fqinje, ku Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) u dërgoi një paralajmërim prindërve dhe adoleshentëve që të mos bien në prirjen e rrezikshme”.

Kjo nuk është hera e parë që fëmijët përfundojnë në spital për shkak të një sfide të Tik-Tok. Dy vite më parë, një vajzë e mitur përfundoi me djegie në trup pasi kishte marrë rrymë elektrike teksa ishte në një makine treni në stacionin hekurudhor në lagjen Maxhari të Shkupit, ku ishte duke filmuar një video për rrjetin social Tik-Tok. (Klanmk)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu