Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka përkujtuar sot 103-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes SHBA-ve dhe Shqipërisë.

Në një postim në faqen zyrtare, Ambasada thekson krenarinë për partneritetin e qëndrueshëm dhe bashkëpunimin në fusha si siguria, zhvillimi dhe mirëqenia.

“Sot festojmë 103 vjet marrëdhënie diplomatike mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë! Jemi krenarë për partneritetin tonë me Shqipërinë për të çuar përpara sigurinë, forcën dhe mirëqenien tonë të përbashkët,” thuhet në deklaratë.

Në këtë përvjetor simbolik, Ambasada i fton ndjekësit të testojnë njohuritë e tyre mbi momentet më të rëndësishme të historisë së përbashkët mes dy vendeve përmes një kuizi të posaçëm në rrjetet sociale.

“Mendon se i njeh momentet kyçe të historisë sonë të përbashkët? Shfleto për të bërë kuizin dhe shiko sa përgjigje të sakta gjen. Na trego rezultatin tënd në komente!”, shkruhet në postim.

Marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Shqipërisë janë vendosur për herë të parë më 28 korrik 1921 dhe kanë kaluar një histori të gjatë që përfshin periudha sfiduese, rikthimin e demokracisë dhe forcimin e partneritetit strategjik në dekadat e fundit./tvklan.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu