Tiranë, 25 Qershor 2025 – Shqipëria po hyn në një fazë të re zhvillimi energjetik, me investime të qëndrueshme dhe rritje të kapaciteteve prodhuese dhe transportuese. Zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, deklaroi se ky transformim po sjell përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët, përmes uljes së tarifave të energjisë elektrike.

“Nga ulja e tarifave, qytetarët përfitojnë rreth 100 milionë euro në vit,” u shpreh Balluku, gjatë një takimi me drejtues të institucioneve të sektorit energjetik.

Sipas saj, Shqipëria është tashmë një nga vendet më të avancuara në Europë përsa i përket prodhimit të energjisë 100% nga burime të rinovueshme. Objektivi i qeverisë është që deri në vitin 2030, vendi të bëhet një eksportues neto i energjisë elektrike.

Balluku nënvizoi gjithashtu se reformat dhe investimet kanë rritur interesin e investitorëve të huaj, që po ndërtojnë parqe diellore dhe me erë në disa zona të Shqipërisë. Po ashtu, ajo përmendi performancën e lartë të OSHEE Group, që në vitin 2024 realizoi një fitim prej 7.3 miliardë lekësh, duke e reflektuar këtë sukses në përmirësimin e rrjetit dhe uljen e tarifave.

Ky progres është vlerësuar edhe nga Bashkimi Evropian, i cili ka hapur rrugën për negociatat në Kapitullin 4, që lidhet me energjinë dhe agjendën e gjelbër. Sipas raportit të Forumit Ekonomik Botëror, Shqipëria renditet e para në rajon për qëndrueshmërinë energjetike, madje duke lënë pas edhe vende si Zvicra dhe Franca.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu