Edhe në përpjekjen e 24-të ka dështuar konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Për të 16-ën herë me radhë nuk pati kuorum vendimmarrje për formimin e komisionit zgjedhor për votimin e fshehtë.

Seanca u ndërpre për të vazhduar më dy qershor. Partitë që deri tani kanë qenë në opozitë kërkojnë që Lëvizja Vetëvendosje të heqë dorë nga përpjekja për votimin e fshehtë.

“Fatkeqësisht për shkak të kryeneçësisë politike të Kurtit dhe insistimit të tij për të legjitimuar presionin politik si instrument, ne kemi ngelur këtu ku jemi, nuk votohet me diktat. Sot kemi një ngërç artificial politik, iu bëjmë thirrje për reflektim”, u shpreh Vlora Çitaku.

“Duke mos e pasur Parlamentin e konstituar, duke mos votuar ligje, duke mos ecur proceset është duke u bërë problem. Nuk e di si do t’i vjen fundi kësaj pune. Ende po presim me shpresë se çka do të ndodhë me vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, tha kreu i AAK, Ramush Haradinaj.

Lëvizja Vetëvendosje në anën tjetër thotë se do të presë një vendim nga Gjykata Kushtetuese së cilës i është kërkuar interpretim për procesin e kalimit nga votimi i hapur në të fshehtë.

“Në pjesën e seriozitetit nga deputetët të Kuvendit të Kosovës dhe axhendave të tyre të ulëta të përditshme politike jemi në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese që të sqarohet çështja e votimit të fshehtë”, tha Artan Abrashi, deputet i LVV.

Seanca konstituimeve të Kuvendit të Kosovës ka nisur më 15 prill.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu