Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar përmes një mesazhi të shpërndarë në Facebook në ditën e 100-të të paraburgimit të tij.

Veliaj e cilëson ndalimin si të pajustifikuar dhe arbitrar, duke theksuar se ndaj tij nuk ka asnjë akuzë penale.

Ai e konsideron burgimin si një pengesë të qëllimshme për të ushtruar detyrën e tij si kreyar bashkie, ndërsa shprehet se mbetet i vendosur dhe i përkushtuar ndaj Tiranës, demokracisë dhe sundimit të ligjit.

Erion Veliaj: Shumë të dashur miq,

Sot bëhen 100 ditë nga burgimi im pa asnjë justifikim të arsyeshëm. Ndalimi im i padrejtë dhe arbitrar vazhdon, megjithëse nuk jam akuzuar për asnjë vepër penale. Si pasojë, po pengohem forcërisht nga ushtrimi i detyrave të mia si Kryetar i zgjedhur, me votë masive 3 herë, i Bashkisë së Tiranës.

Vazhdimi i këtij paraburgimi nuk përbën vetëm një sulm ndaj meje dhe familjes sime, por është edhe një ndërhyrje e panevojshme dhe joproporcionale në përmbushjen e detyrave publike, që më janë besuar nga qytetarët e Tiranës. Pavarësisht burgimit mbetem i papërkulur. Çdo ditë që kalon, ma forcon edhe më shumë vendosmërinë. Angazhimi im ndaj Tiranës, ndaj jush, ndaj demokracisë, sundimit të ligjit dhe të ardhmes së Shqipërisë mbetet i palëkundur.

Do të vazhdoj të ndjek të gjitha rrugët ligjore për të siguruar lirimin tim, në mënyrë që të vazhdoj t’i shërbej qytetit tonë të mrekullueshëm si kryebashkiaku juaj.

Me mall dhe dashuri për secilin prej jush!/vizionplus

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu