Transporti me avionë ka njohur një rritje përtej parashikimeve. Hapja e tregut ajror dhe shtimi i destinacioneve janë dy arsyet që gjatë këtij viti, numri i pasagjerëve arriti në 10 milionë.

yacht hotel sarande

Zv/kryeministrja dhe ministrja e transportit Belinda Balluku, tha se kjo është pjesë e vizionit që qeveria ka për zhvillimin e qëndrueshëm.

“Ne kemi si objektiv që në vitin tjetër të arrijmë shifrën e 12 milionëve. Nuk po flasim vetëm për shifra po flasim për lidhje të Shqipërisë me vendet e tjera, pasi aeroporti është porta kryesore nga na vijnë turistët ndaj dhe kjo rritje është shumë domethënëse për ne”, tha Balluku

Ministrja shtoi se vitin që vjen do të hapet edhe aeroporti i Vlorës duke ofruar më shumë konkurrencë në treg, fakt ky i cili do të ndikoj për një transport ajror edhe më cilësor dhe më konkurrues me çmimet./vizionplus.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu