Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural vijon punën për disbursimin e Skemës Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2024, ku deri më sot janë 49,000 fermerë të financuar me një fond prej 1,7 Miliard lekësh, ndërkohë po vijon intensivisht procesi për kryerjen e pagesave për fermerët e tjerë.
Në Skemën Kombëtare 2024 ofrohet mbështetje për: tufën bazë të matrikulluar (gjedhë dhe të imta), bletarinë, fermat organike, certifikimi Global Gap, fara fidanë dhe inpute të tjera, bimët mjekësore – aromatike, si edhe mbështetje me naftë për punimet e mekanizuara në bujqësi.
Listën e përditësuar të përfituesve e gjeni të publikuar në faqen tonë zyrtare, www.azhbr.gov.al,duke klikuar në linkun: https://azhbr.gov.al/skema-kombetare-2024/