Sipas një raporti të DataReportal, shqiptarët vazhdojnë të shprehen fuqishëm në fjalorin online. Për të gjashtin vit radhazi, fjala “translate” kryeson listën e termave më të kërkuar në Google, e ndjekur nga “Google”, “Albania”, “Moti” dhe “YouTube”.

Në fushën e argëtimit, shqiptarët kanë shije të ndryshme, me filma si Upgraded, Culpa Mía, The Idea of You dhe Road House ndër më të kërkuarit. Klasikët e televizionit amerikan si Modern Family, Grey’s Anatomy dhe Desperate Housewives mbeten gjithashtu ndër më të ndjekurit.

Të dhënat për janarin e vitit 2025 tregojnë se Shqipëria ka rreth 1.41 milion përdorues aktivë të rrjeteve sociale, që përbëjnë 50.7% të popullsisë. Megjithatë, këto shifra mund të përfshijnë përdorues me llogari të shumta ose llogari jo reale.

Facebook dhe Instagram kanë nga 1.2 milion përdorues secili, pa ndryshime nga viti i kaluar. TikTok, megjithatë, ka një ulje të përdoruesve, duke rënë në 1.41 milion në janar 2025, krahasuar me 1.53 milion vitin e kaluar.

Në rritje është LinkedIn, që ka shënuar një rritje prej 80 mijë përdoruesish, duke arritur në 660 mijë anëtarë aktivë. Më shumë se gjysma e përdoruesve janë nga grupmosha 25–34 vjeç, me një përqindje prej 54.1%./Euroenws

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu