
Teksa automjetet në rrugët e Shqipërisë po shtohen me ritme të shpejta, shumë pak prej tyre, edhe pse me moshë dhjetëra vjecare, dalin nga qarkullimi dukë përbërë rrezik për sigurinë rrugore.
Sipas të dhënave nga drejtoria e përgjithshme e transportit rrugor në muajt e parë të këtij viti kanë dalë nga qarkullimi vetëm 2541 mjete me moshë mesatare mbi 22 vjecare. E thënë ndryshe, as 1 % e mjeteve që janë në qrakullim në rrugët e vendit.
Kjo reflektohet edhe tek gjendja teknike e automjeteve që qarkullojnë në shqipëri, pasi në çdo 3 prej tyre që kalon për kontroll Teknik ngel. Më konkretisht këtë vit në shërbimin e kontrollit Teknik I janë nënshtruar kolaudimit 81 199 mjete dhe prej tyre nuk kanë kaluar testin 27 % e totalit, afro 22 mijë automjete.
Mangësitë vizuale funksionale si dhe shkarkimi i gazrave janë shkaqet kryesore të ngeljes së automjeteve në kolaudim.
Numri më i lartë i automjeteve ne qarkullim është në qarkun e Tiranës.
E teksa Europa po shkon gjithnjë drejt stimulimit të automjeteve miqësore me mjedisin, në rrugët tona shikon ende shumë makina të vjetra, që shkaktojnë një ndotje të madhe të ambientit.
Shpesh ato janë bërë shkak edhe për aksidente.
Tv Klan