
NGA ILIR META
Cilido që ka vizituar Thethin largohet vetëm me një dëshirë, për t’u rikthyer sa më parë.
Por një albanolog i njohur, i habiti të gjithë kur vendosi të zgjidhte Thethin si vendprehjen e tij të përhershme.
Dhe tashmë prej vitit 2017, albanologu Robert Elsie prehet në Theth.
Ndërkohë që Kryealbanofobi i kohëve tona e zgjodhi Thethin për të zbazur gjithë urrejtjen e tij ndaj këtij komuniteti të mrekullueshëm duke iniciuar operacionin absurd “tokë e xanun” në një trevë ku secili është në tokën e tij prej shekujsh.
Por ky albanofob që deklaroi te “Financial Times” se Veriu i Kosovës është tokë e askujt “No man’s land” se ka për gjë t’u mohojë tokat thethjanëve dhe t’u çojë fadromat natën për të shembur investimet e tyre e duke përzënë edhe turistët në kulmin e sezonit.
Sepse e gjithë veprimtaria e tij udhëhiqet nga urrejtja ndaj shqiptarëve dhe si një sadist i vërtetë kënaqet kur u shkakton fatkeqësi, vuajte e lot e sidomos pasi ua “ka hedhur”me mashtrime elektorale të hapura dhe të pacipa.
Albanofobi e kishte të pamundur të shpallte një moratorium për ndalimin e ndërtimeve të reja në Theth deri në miratimin e një plani zhvillimor që ruan mjedisin edhe traditën.
Albanofobi e kishte të pamundur të priste përfundim e këtij sezoni turistik e më pas të nise një dialog me komunitetin se si do të zgjidhej kjo situatë për të ardhmen me sa më pak kosto në interes të zhvillimit të qëndrueshëm dhe afatgjatë të zonës dhe komunitetit.
Por nuk e lejonte urrejtja dhe përbuzja që ka ndaj shqiptarëve të ndershëm dhe patriot që të sillej me përgjegjshmëri e ligjshmëri.
Ndoshta edhe është mërzitur se disa thethjanë i kishin marrë seriozisht ftesat e tij për t’u rikthyer në tokat e tyre dhe kjo ishte e vetmja mënyrë për të përzënë përgjithmonë duke u rrënuar kursimet e një jete të tërë në emigracion.
Ndaj shqiptarët kudo ku janë kanë vetëm një rrugë që të jetojnë në paqe dhe siguri në vendin e tyre dhe pronat e tyre të bashkohen për të përzënë albanofobin, zaptuesin e dhunshëm të pushtetit të vjedhur nga i cili nuk mund të pritet asnjë ditë siguri dhe normalitet.
Sot e ka radhën Thethi, nesër do ta kenë të tjerë.
Akrepi nuk ndalet derisa t’ia fusë edhe vetes.